Close







Historiku

EMT – Expertise Marketing Trade Ltd. është krijuar në vitin 2014 nga Ing. Kimist Dr. Arben Memo, si pasardhëse e kompanisë Trade Marketing Consulting Ltd. për ti ardhur në ndihmë prodhuesve në Shqipëri me specialitete kimike e lende te para për industrinë, ku fokusi kryesor ka qenë dhe mbetet bashkëpunimi me kompaninë multinacionale Novozymes dhe Univar, në fushën e enzimave për industrinë ushqimore dhe atë kimike.

Prej asaj kohe dhe ne vazhdim EMT ka vazhduar te rritet duke rritur dhe nivelin e ekspertizës për secilin klientë te saj. Tashmë partnerët tanë janë shtuar dhe gama e shërbimeve tona gjithashtu. Pjesa e EMT-së janë tashm ekspertë të dedikuar dhe të trajnuar në mënyrë të vazhdueshme lidhur me produktet dhe aplikimet e tyre.

Përveç ekspertizës teknike për industri të ndryshme, EMT së bashku me partner te besuar dhe te përzgjedhur ofron dhe konsulencë apo auditime për standarde menaxheriale dhe teknike të cilët publikohen nga Organizata Ndërkombëtare e Standardeve (ISO), Komuniteti Evropian (marka CE), Fondacioni Evropian për Menaxhimin e Cilësisë (EFQM), etj..