Industria e prodhimit te detergjenteve ka pësuar një rritje te vazhdueshme si ne tregun vendas dhe te huaj. Përparimet ne teknologji dhe përbërësit janë ata qe krijojnë efektet e dëshiruara te konsumatorit te sotëm si cilësia e pastrimit, pastrimi ne temperatura te ulëta dhe dozimi ekonomik.
Te qenit i përditësuar me teknologjitë me te mira te krijimit te përbërësve te veçantë është thelbësore për kapjen e një segmenti te tregut shume konkurrues.
Historia e suksesit nisi me një kompani ne fushën e detergjenteve, e cila kërkonte vazhdimisht qe te bënte përmirësimin e produkteve te saj deri sa u njohe me EMT.
Stafi i EMT pa një mundësi shume te mire për ti ndihmuar ata
Specialisti i EMT për fushën e detergjenteve, me eksperience shumëvjeçare ne prodhimin e këtyre produkteve sugjeroi qe diferencën ne tregun e detergjenteve e bënin kompozimet enzimatike te cilat arrijnë te heqin dhe njollat me te vështira.
Aftësitë e hulumtimit të tregut të EMT, ekspertiza teknike dhe marrëdhënie të forta me një prodhues kryesor të përbërësve enzimatik, i dhanë klientit tonë avantazhin e nevojshëm për të konkurruar me markat e tjera dhe për të sjellë linjën e tyre të re në prodhim.
Sepse ne në EMT besojmë se së bashku, krijojmë diferencën.
© EMT - Expertise Marketing Trade