Close







Cilësia mbi te gjitha

Ne në EMT përpiqemi te parashikojmë dhe kuptojmë nevojat aktuale dhe ato të ardhshme të klientëve tanë, kjo na mundëson të ofrojmë zgjidhje të cilësisë së lartë. Kur këto zgjidhje jo vetëm që plotësojnë, por tejkalojnë, pritjet e konsumatorëve, kjo është ajo çfarë ne e quajmë Cilësi.

Ne ofrojmë produkte të cilesisë së lartë për klientët tanë bazuar në standardet dhe procedurat globale të cilat vazhdimisht shqyrtohen dhe përditësohen.

Për EMT, cilësia e një produkti është e lidhur ngushte me arritjen dhe tejkalimin e pritshmërive  të klienteve tanë.

Kjo do të thotë që cilësia e produktit përfshin:

·         Vlerë të shtuar në procesin e prodhimit te klientit

·         Sigurinë gjate perdorimit.

·         Produkte te pastra dhe te lehta për tu përdorur

·         Stabilitetin

·         Te qenit miqësore me mjedisin.

EMT si pjese e një rrjeti ndërkombëtar përpiqet që vazhdimisht të ofrojë cilësi të lartë, e cila sigurohet nga standardet dhe procedurat tona globale. Ne punojmë me specifikimet globale të produktit.

Specifikimet e produktit të EMT sigurojnë që ne të përmbushim kërkesat e klieneteve dhe legjislacionin e aplikueshëm, prandaj ne monitorojmë vazhdimisht këto kërkesa dhe sigurohemi që ne të përditësojmë specifikimet në përputhje me rrethanat.

Ne në EMT, sigurohemi që te tregtojmë produkte për të dhënë stabilitet optimal gjatë ruajtjes dhe transportit. Ky stabilitet testohet si gjatë fazës së zhvillimit ashtu edhe si pjesë e mbikëqyrjes së vazhdueshme të produktit.

Në shumicën e rasteve informacioni i stabilitetit te produktit përcakton një afat minimal depozitimi pas dorëzimit tek klienti. Kjo do të thotë që klientët tanë garantohen për një aktivitet të garantuar të produkteve dhe efikasitetit të aplikimit për një periudhë të caktuar kohe pasi EMT ka dorëzuar produktin.


Sepse ne në EMT besojmë se së  bashku, krijojmë diferencën.